Financa Personale

Rritet paga mesatare mujore me 3.3% tremujorin e parë të këtij viti

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar, ka pësuar rritje me 3.3% këtë tremujor krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, sipas raportit të publikuar nga INSTAT, sot më 10 qershor 2020, rezulton të jetë 53.232 lekë.

Gjatë tremujorit të parë 2020, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 97,2 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 36,4 % më e ulët.

Gjatë tremujorit të parë 2020, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Industrisë, ka rritjen më të madhe prej 3,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa Bujqësia, pyjet dhe peshkimi ka një ulje prej 10,8 %

Gjatë tremujorit të parë 2020, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 77,9 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 40,2 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Forcave të armatosura, ka rritjen më të madhe prej 6,9 % gjatë tremujorit të parë 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin e të punësuarve si Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka një ulje, prej 2 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë