Gjatë vitit 2017, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja sipas bashkive, ka shënuar rritje me 80 % krahasuar me vitin 2016. Bashkitë Tiranë, Fier dhe Korçë janë ndër bashkitë kryesore në të cilat gjatë vitit 2017 u miratuan më shumë leje ndërtimi se në vitin 2016, përkatësisht me 66 leje; 49 leje dhe 35 leje më shumë. Ndërsa, ndër bashkitë ku numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja shënoi ulje në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016 janë bashkia Elbasan; Librazhd dhe Kuçovë përkatësisht me 31 leje; 25 leje dhe 13 leje më pak të miratuara.

Referuar sipërfaqes së lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja sipas bashkive, në vitin 2017, ky tregues shënoi rritje me 128,5 % krahasuar me vitin paraardhës. Bashkitë Tiranë, Kavajë dhe Fier janë ndër bashkitë kryesore në të cilat gjatë vitit 2017 sipërfaqja e lejeve të miratuara ka shënuar rritje krahasuar me vitin 2016 përkatësisht me 250.538; 34.960 dhe 29.831 metra katrorë më shumë të miratuara. Ndërsa, bashkitë Durrës; Rrogozhinë dhe Patos janë bashkitë në të cilat sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në vitin 2017 ka shënuar ulje krahasuar me vitin 2016 përkatësisht me 7.206; 3.028 dhe 2.632 metra katrorë më pak të miratuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.