Biznes

Rritet kosto e ndërtimit

Kosto e ndërtimit kanë shënuar një rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme gjatë tremujorëve të fundit. Sipas INSTAT,  Indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e tretë 2018 arriti 103,6, duke shënuar rritje me 0,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit ”Shpenzime transporti” u rrit me 2,5 %, pasuar nga grupi ”Kosto të tjera” dhe “Shpenzime për paga” përkatësisht me 2,1 % dhe 0,9 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,6 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 0,2 %.

Në tremujorin e tretë 2018 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,1 %.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, rritje kanë shënuar grupet: “Shpenzime materiale” me 0,5 %, “Shpenzime page” me 0,2 %, “Shpenzime transporti” me 0,1 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,1 %.

Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Kosto të tjera” me 0,4 %.

Ndërtuesit kanë paralajmëruar se edhe çmimi i shitjes së banesave do të rritet. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë