Moti

Rriten temperaturat, rikthehen reshjet 5 ditët në vijim, e shtuna dita e “përmbytjes” qytetet më problematike

Nga nesër, Shqipëria do t’u “dorëzohet” shirave, por me temperatura jo aq të ulëta sa ditët që lamë pas. Reshjet rikthehen nesër, ndërsa e premtja dhe e shtuna pritet të jenë intensive në sasi reshjesh. Qytetet më të rrezikuara nga reshjet duke filluar nga e premtja do të jenë Puka, Bajram Curri, Thethi, Fierza, Shkodra dhe Gjirokastra.  

Ata që kanë parashikuar të lëvizin në fundjave, duhet të kenë parasysh se e shtuna do të jetë dita me intensitetin më të lartë të reshjeve në gjithë vendin ku sasia e reshjeve  shkon mbi 70 mm.

Reshjet do të vijojnë edhe të dielën por me intensitet me të ulët. Përjashtim nga kjo dite bëjnë Lezha dhe Burreli ku reshjet pritet të jene me të mëdha nga qytetet e tjera me intensitet mbi 50 mm.  

E njëjta situatë parashikohet edhe për të hënën e javës që vjen. Fillim java do të vijojë me reshje kryesisht të dobëta dhe lokalisht mesatare në zonën e veriut. Nuk do të mungoje as dëbora për zonat malore, ku reshjet në lartësi mbi 1000 m do të jenë në trajtë dëbore. Të dielën bora do të zbresë deri në 700 m lartësi, duke qenë se temperaturat do të ulen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë