Moti

Sot rinisin reshjet e borës në veri

Sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës dhe lokalisht të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.  Të dhënat tregojnë se në qarqet e tjera nuk priten reshje, ndërsa në veri do të ketë përsëri dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 3 -12 gradë celsius.

Në vendet e ulëta: 0-10 gradë celsius.

në vendet malore: -8- 5 gradë celsius.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë