Nga Gazeta 'SI'- Qeveria ka shtuar kostot për ndërtuesit duke i shtuar atyre 8 tarifa të reja.
Sipas një vendimi të fundit të KM, ndërtuesit duhet të paguajnë në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit, KKTU, tarifën e lejes së zhvillimit, 100 lekë/m2.
Pa miratimit të lejes, vjen tarifa e ndërtimit që do të jetë sa 1% e vlerës së investimit. Kjo vlerë do të paguhet përsëri nëse ndryshon subjekti zhvillues.
Tarifa tjetër është ajo për shqyrtimin e kërkesave për pajisje me leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit. Kjo tarifë do të jetë fiksë në masën 100 mijë lekë.
Tarifa për shqyrtimin e kërkesave për rishikim të kushteve gjatë ndërtimit, ndryshime në projekt gjatë ndërtimit, ndryshim funksioni, si dhe për lëshimin e certifikatave të përdorimit janë tarifa fikse, në masën 300 mijë lekë. Ndërsa tarifa për shqyrtimin e kërkesave për shtyrjen e afateve të lejes së ndërtimit do të jetë 3 milionë lekë.
Qeveria parashikon edhe një tarifë për lejet e zhvillimit me urgjencë, që do të kushtojë sa trefishi i lejes normale.
“Subjektet e interesuara për përfitimin e shërbimeve të përshpejtuara (fast track), të cilat mundësojnë marrjen e shërbimit të kërkuar, brenda gjysmës së kohës së përcaktuar mund të aplikojnë për përftimin e këtij shërbimi, kundrejt pagimit të 3-fishit të vlerës së tarifës,” thuhet në vendimin e qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.