Bota

Rriten shifrat e Covid-19 në Itali, 205 të vdekur dhe rreth 25 mijë raste pozitive

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të shifrave të personave të infektuar dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga Koronavirusi në Itali.

Sipas autoritete italiane, 205 persona kanë humbur jetën nga virusi famëkeq, duke e çuar në 37.905 numrin e viktimave që nga koha kur nisi pandemia.

Situata në vendin fqinj paraqitet alarmante sa i takon personave që kanë rezultuar pozitivë. Janë kryer 198.952 testime dhe 24.991 kanë dalë pozitivë. Në terapi intensive janë aktualisht 1536 pacientë, shifra mjaft shqetësuese që mund të sjellin një tjetër izolim të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë