Bota

Rriten ndjeshëm vaksinimet në Itali, pas pezullimit nga puna të të pavaksinuarve

Rezervimet për vaksinimin kundër koronavirusit në Itali u rritën javën e kaluar pasi qeveria e vendit fqinj njoftoi se të gjithë punonjësit duhet të tregojnë prova se janë vaksinuar ose të paraqesin një, testit negative, ose do të pezulloheshin nga puna.

"Në nivel kombëtar, pati një rritje të madhe për dozën e parë në krahasim me javën e kaluar," tha komisioneri i vaksinimit në një deklaratë.

Rezervimet për dozën e parë të vaksinës u rritën me 35%. Pothuajse 41 milion njerëz në Itali deri më tani janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat e qeverisë, duke përbërë afro 76% e popullsisë mbi moshën 12 vjeç.

Por autoritetet mbeten të shqetësuara për pritshmëritë para sezonit të gripit të dimrit, dhe këtë javë kërkuan certifikatën e vaksinimit në të gjitha vendet e punës publike dhe private.

Ata që nuk mund të bëjnë vaksinën për arsye shëndetësore do të marrin teste falas të koronavirusit.

Italia ishte vendi i parë europian që u përball me fuqinë e plotë të pandemisë në shkurt 2020 dhe ka numrin më të lartë të vdekjeve në Bashkimin Europian, në më shumë se 130,000 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë