Nga Gazeta ‘SI’ – Mbi 2.8 mln pasagjerë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë me linja ajrore gjatë tremujorit të dytë 2024, duke u rritur me 65% nga një vit më parë, raporton INSTAT.
Ajri mbetet rruga e preferuar e turistëve dhe shqiptarëve, teksa me det numërohen pothuajse 300 mijë pasagjerë, ku më shumë se gjysma kanë lëvizur nga porti i Sarandës.
560 ton mallra lëvizën me transport ajror dhe më shumë se 1.5 mijë në portet detare, 94% e të cilave nga Durrësi.

Në 4 linjat e shfrytëzueshme hekurudhore në vend Kufi- Gjorm, Durrës–Elbasan, Rogozhinë-Fier dhe Fier-Vlorë, gjatë periudhës u transportuan 143 mijë ton mallra apo 2.8 % më shumë në krahasim me tremujorin e dytë 2023. Ndërkohë që, numri i pasagjerëve për këtë periudhë u regjistrua në 4091, duke shënuar rritje me 24.3 %, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2023.
Automjetet rrugore
INSTAT thotë se nga prilli në qershor janë regjistruar 29 mijë mjete të reja në vend, nga të cilat, mbi 82% janë makina personale.
Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, është në qarkun e Tiranës, duke zënë 46% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e dytë 2024.
Marka “Volksëagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 15.4 %.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.