Futboll

Rriten kërkesat për Myrto Uzunin, sulmuesi kuqezi në radarët e Seviljes

Gazeta Si – Pas Getafes dhe Betisit, një tjetër klub spanjoll i elitës kërkon shërbimet e Myrto Uzunit, sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Dhe këtë herë bëhet fjalë për një klub prestigjioz si Sevilja, që ka bërë emër edhe në Europë. Një ditë më parë ishte kjo skuadër që eliminoi një emër të madh si Manccester Junajtid nga Liga e Europës.

Golat e shënuar këtë sezon me Granadën në ligën e dytë spanjolle kanë bërë që interesimi për Uzunin të rritet ndjeshëm. Futbollisti beratas është në kulmin e pjekurisë, plotësisht gati për të bërë kapërcimin e madh për të veshur një fanellë më të rëndë se ajo e Granadës.

Myrto Uzuni me fanellën e Kombëtares. Gazeta Si, 21 prill 2023

Nëse kalon te Sevilja, do të ishte pa dyshim një lëvizje shumë e rëndësishme në karrierën sulmuesit kuqezi. Kjo skuadër mban vendin e 13-të aktualisht në La Liga, duke qenë disi larg pozicionit të saj të zakonshëm, por në Spanjë mbetet një nga klubet më të mëdha.

Vetë Uzuni deklaroi pak ditë më parë se kishte oferta nga Spanja dhe Anglia, por pa zbuluar emra. Interesimi i Seviljes për të është zbuluar nga shtypi spanjoll, konkretisht nga ‘todosfichajes.com’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë