Lajme

Rriten investimet e huaja direkte, rekordi prej 1.85 mld eurosh

Investimet e huaja direkte janë rritur me 63 milion € që nga viti 2018.

Megjithë fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi pasojat e veta në ekonomi, investimet e huaja direkte kanë arritur nivelin më të lartë historik në fund të vitit 2019.

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet nga jashtë për vitin e shkuar arritën në 1 miliard e 85 milionë euro. Në tremujorin e fundit  kanë qenë 275 milion euro.

Investimet që prej vitit 2018 janë rritur nga viti në vit me 63 milion euro, duke kapur një rritje vjetore 6%.

Në të njëjtën kohë, Agjencia e Investimeve të Huaja thotë se po bisedohet me  kompani të huaja të cilat kanë shprehur interes për të ardhur në Shqipëri për prodhimin e pjesëve automobilistike dhe të hoteleri-turizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë