Lajme

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: Edhe sot kemi ende një qëllim madhor

Lideri demokrat, Lulzim Basha, ka kujtuar 20 shkurtin e vitit 1991, kur shqiptarët u ngritën në protestë masive, duke rrëzuar bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryedemokrati shkruan se kjo ditë kujtohet me krenari, pasi më 20 shkurt shqiptarët mposhtën frikën e komunizmit.

“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar shtatoren e diktatorit.

Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit”, shkruan ai.

Sipas Bashës, si 29 vite më parë, edhe sot çdo shqiptar ka ende një qëllim madhor: ta bëjë Shqipërinë si Europa.

“20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë edhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, përfundon Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2967705483280613/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë