Analize

QUDS, forcat që udhëhiqnin celulën terroriste në Shqipëri

Njeriu që udhëhiqte celulën terroriste iraniane të zbuluar në Shqipëri duket jepte llogari përpara një njësie speciale të njohur botërisht për lidhjet me terrorizmin.

Policia e shtetit ka bërë të ditur sot se celula terroriste udhëhiqej nga forcat QUDS dhe planifikonte goditjen e drejtpërdrejtë të kampit të muxhahedinëve iranianë në Manzë. Personi që mendohet se drejton agjentët operativë në Shqipëri njihet si Peyman dhe së bashku me narko-trafikantin turk Abdulselam Turgut  dhe eperativin iranian Alireza Naghashzadeh ishin urdhrat e këtyre forcave.

Forcat QUDS janë një njësi speciale e Rojeve Revolucionare të Iranit (IRGC) e cila ndërmerr operacione luftarake dhe inteligjence. Ato veprojnë tërësisht në hije, duke mbështetur grupet e huaja terroriste dhe duke kryer sulme dhe atentate, duke mbledhur informacione të inteligjencës dhe duke bërë gjithçka tjetër për të Irani nuk pranon të “ndyjë duart” publikisht.

Këto trupa përfshihen shpesh në sulme terroriste, atentate dhe rrëmbime. Ato kanë lidhje me shumë grupe të njohura terroriste si, Hezbollahu në Liban, Hamasi në Palestinë dhe Xhihadisët Islamik në Rripin e Gazës. Forcat QUDS janë po ashtu të lidhura me rebetët Houthis në Jemen, dhe milicitë Shia në Irak, Siri dhe Afganistan. Janë pikërisht këto lidhje ato që e kanë bërë presidentin Trump ta cilëosojë Iranin si “sponsorizues” të terrorizmit.

Forcat Quds, Gazeta Si, 2019

Në prill të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e cilësuan Gardën Iraniane si një grup terrorist vetëm për shkak të operacioneve të ndërmarra nga Forcat QUDS. Dokumentet e deklasifikuara të Pentagonit i kanë lidhur Forcat Quds me një sërë sulmesh që kanë marrë jetën e qindra ushtarëve amerikane gjatë operacioneve luftarake vitet e fundit.

Forcat QUDS ishin implikuar në bombardimet e Ambasadës Amerikane dhe kazermave detare në Beirut në vitet 1983 dhe 1984. Analistët nuk e dinë madhësinë e saktë të tyre, por vlerësojnë se kanë deri në 20,000 anëtarë. Sipas policisë shqiptare, një prej këtyre anëtarëve udhëhiqte nga Turqia operacionet e celulës terroriste në vendin tonë.

Sulmet do të godisnin bazën misterioze ku strehohen 3,200 anëtarët e lëvizjes së rezistencës iraniane, pasi u detyruan të largoheshin nga Iraku. Sipas raporteve, agjentët e forcave QUDS kanë qenë mjaft aktive në Shqipëri, duke rekrutuar ish-anëtarët e MEK-ut për qëllime terroriste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë