Bota

Rreth 2 mijë të vdekur në Libi nga përmbytjet, qyteti Derna fundoset nga stuhia ‘Daniel’

Gazeta Si - Libia Lindore u godit këtë të hënë nga uragani i mbiquajtur “Daniel”. Stuhia e dhunshme shkaktoi shembjen e dy digave, të cilat përmbytën qytetin e Dernës.

Të paktën dy mijë të vdekur raportohen deri tani, siç njoftoi Osama Hamad, kryeministër i qeverisë së vetëshpallur të Libisë Lindore, cituar nga mediat libiane dhe nga transmetuesi Al-Jazeera.

Sipas Hamad, mijëra njerëz janë të zhdukur. Derna është zhytur pothuajse plotësisht në ujë dhe videot e shpërndara në internet tregojnë blloqe të tëra banimi të shkatërruara përgjatë lumit që zbret nga male dhe kalon në qendër të qytetit.

Ndërtesat shumëkatëshe, dikur larg lumit, janë shembur pjesërisht në baltë. Në Derna, 900 kilometra në lindje të Tripolit, qindra banorë janë ende të bllokuar në zona të vështira për t'u arritur, ndërsa ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga ushtria, përpiqen t'i ndihmojnë ata.

Hisham Abu Shkevat, Ministër i Transportit Ajror dhe anëtar i komisionit të krizës në qeverinë e Bengazit, i kërkon ndihmë Italisë: “Shpresojmë nga të gjitha vendet mike, veçanërisht nga Italia, për ndihmë urgjente në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe gjithçka që mund të lehtësojë vuajtjet e banorëve të qytetit të Dernës”.

“Rajoni lindor i Libisë u përball me një stuhi të paprecedentë që shkaktoi dëme në disa qytete, si Al-Bayda dhe Al-Marj, por ajo që ndodhi në qytetin e Dernas përfaqëson një katastrofë humanitare në të gjitha aspektet, pasi shkaktoi shembjen e digave dhe ndërtesat” u fshinë ndërsa njerëzit po flinin, vazhdoi Ebu Shkevat.

Stuhia, goditi të dielën pasdite me forcë më të madhe qytetet bregdetare të Jabal al-Akhdar (në veri-lindje) dhe Bengazit, ku u vendos një shtetrrethim dhe shkollat ​​u mbyllën.

Lindja e vendit pret fushat dhe terminalet kryesore të naftës. Kompania Kombëtare e Naftës (NOC) shpalli “gjendjen e gatishmërisë së lartë” dhe “fluturimet e pezulluara” ndërmjet vendeve të prodhimit, ku aktiviteti u ul në mënyrë drastike.

E cilësuar nga ekspertët si "ekstreme për sa i përket sasisë së ujit që ka rënë", stuhia “Daniel” kishte goditur më herët Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë