Lajme

Rrëshqitje dheu në galeri, humb jetën minatori në Pogradec

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në një minierën e kromit të fshatit Pojskë të Pogradecit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor në një prej galerive.

Policia lokale bën me dije paraprakisht se viktima është shtetasi me iniciale V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj. Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet procedurale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë