Media Galeri

Rreshjet e para të borës në Korçë

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në qarkun Korçë ka pasur reshje dëbore në zonat malore në lartësinë mbi 1 100 m, shoqëruar me erë dhe temperatura të ulta. “Në rrugën e Dardhës km 5 -13, u punua për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës”, bën të ditur Autoriteti Rugor Shqiptar.
Po ashtu, ARRSH bën të ditur se nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në të gjitha rrugët kombëtare.
“Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të marrin masat për t’u pajisur me goma dimërore”, apelon ARRSH.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë