Lajme

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Apeli lë në burg 5 të arrestuarit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka refuzuar ndryshimin e masës së sigurisë për 5 personat e arrestuar, të cilët dyshohet se kanë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Bëhet fjalë për Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Bajram Hajri, të cilët akuzohen për “Mbajtje peng personi” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa Festim Bixhdili, i cili u arrestua në Kavajë për “Fshehje dhe asgjësim të kufomës”.

Rrëmbimi i 49-vjeçarit Jan Prenga kishte në mes pazare droge dhe erdhi për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astriti nuk e kishte çuar në destinacion në Britaninë e Madhe.

Prokuroria e Tiranës ka prerë 11 fletë-arreste për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, ku 5 prej tyre janë ekzekutuar ndërsa 6 të tjerët janë shpallur në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë