Shendet

Rregullatori Europian i Barnave: Përfitimet e vaksinës AstraZeneca, më të mëdha se rreziqet

Rregullatori Europian i Barnave ka deklaruar se përfitimet nga vaksina AstraZeneca kundër Covid-19, i tejkalojnë rreziqet dhe se nuk ka asnjë të dhënë që ajo shkakton mpiksje të gjakut.

Shefja e Agjencisë Europiane të Barnave, Emer Cooke tha se ky organizëm vazhdon t’i qëndrojë besnik vendimit të saj për miratimin e vaksinës.

“E dimë se shumë njerëz pësojnë mpiksje gjaku në BE. Por ne duam të përcaktojmë nëse këto incidente shkaktohen nga vaksina ose nga shkaqe të tjera. Ndërkohë që hetimet vijojnë ne jemi të bindur se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e COVID-19, i tejkalojnë rreziqet”, tha Cooke.

Rezultatet nga hetimet e Agjencisë Europiane të Barnave pritet të publikohen të enjten.

Disa vende në Europë kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të shqetësimeve për mpiksjen. Ndërkohë vaksina ka shkaktuar debat e pasiguri edhe në vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë