Gazeta Si – Rumania ka prezantuar një ligj të ri që ka çuar në heqjen e qindra postimeve në rrjetet sociale në dy javët e para të fushatës për zgjedhjet presidenciale më 4 maj (data e raundit të parë).
Si heqja e tyre, ashtu edhe ligji janë kritikuar shumë nga shumë anë, në një kontekst politik tashmë shumë të polarizuar.
Ligji u prezantua për të parandaluar përsëritjen e operacionit masiv të dezinformimit në internet, e cila bëri që Gjykata Kushtetuese të anulonte raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u zhvilluan nëntorin e kaluar.
Ato zgjedhje u fituan papritur nga kandidati pro-rus, Călin Georgescu, i cili më pas nuk ishte në gjendje të kandidonte përsëri.
Në zgjedhjet e majit janë gjithsej 11 kandidatë. Kryesuesi i sondazheve është George Simion, udhëheqësi ultranacionalist i Aleancës për Unitetin e Rumunëve (AUR), i cili zëvendësoi Georgescu-n, si kandidatin e ekstremit të djathtë.

Dy kandidatë pro-europianë po konkurrojnë për vendin e dytë: kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Nicușor Dan (i pavarur) dhe Crin Antonescu (nga koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë dhe i qendrës së majtë).
Ndarjet brenda frontit pro-europian, megjithatë, mund të favorizojnë një tjetër kandidat nacionalist, ish-kryeministrin Victor Ponta (të cilit i jepet edhe vendi i dytë në disa sondazhe, të cilat megjithatë i kishin humbur kryesisht parashikimet e tyre në raundin e parë).
Fushata zgjedhore filloi zyrtarisht më 4 prill. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (BEC) që atëherë ka hequr 620 postime në mediat sociale pasi i klasifikoi ato si “reklama politike të paautorizuara”.
Rregullat e reja kërkojnë që të gjitha përmbajtjet politike duhet të shënohen si të tilla dhe mund të publikohen vetëm në internet gjatë periudhës së fushatës, e cila përfundon më 3 maj.
Komisioni shqyrton jo vetëm postimet e sponsorizuara nga partitë politike, por edhe videot dhe memet.
Kriteret e Komisionit janë të rrepta. Për shembull, çdo përmbajtje që mund të klasifikohet si reklamë politike duhet të shoqërohet me dy kode alfa-numerik: një për kandidatin dhe tjetri që tregon nëse përmbajtja është e sponsorizuar.
Nëse këto kode nuk futen brenda 5 orëve, postimi mund të fshihet. Ky është një shembull, nga një postim i Dan:
Domnul Ciolacu se teme că va fi obligat să poarte fustă dacă ajung eu la Cotroceni.
— Nicușor Dan (@NicusorDanRO) April 12, 2025
Pot să-l asigur pe domnul prim-ministru că va fi liber să poarte ce haine vrea, dar nu le va purta la Palatul Victoria.
———————
MATERIAL PUBLICITAR POLITIC
Candidat: NICUȘOR-DANIEL DAN |…
Ky tjetri, një shembull i kandidatit për president, Simion (kodet janë në fund të postimit):
#Sovereignty means having the strength to decide for ourselves—while working with allies, not against them.
— 🇷🇴 George Simion 🇲🇩 (@georgesimion) April 17, 2025
We believe in international cooperation, but #Romania’s voice must be heard, not absorbed.
Not isolation. Mutual #RESPECT. Always.
MATERIAL PUBLICITAR POLITIC
CMF…
Simion sfidoi rregullat, duke akuzuar Komisionin për “censurë” dhe një komplot nga “elitat e korruptuara globaliste”, me retorikën e tij konspirative.
Rregullat e reja, megjithatë, janë kritikuar me tone të ndryshme edhe nga OJQ-të që bëjnë verifikimin e fakteve dhe nga disa media, të cilat i konsiderojnë ato të tepruara dhe përfundimisht joefektive, duke shpjeguar se shumë nga postimet e hequra nuk kishin të bënin me spotet zgjedhore të partive.
“Balkan Insight” shkroi se më shumë se 150 nga postimet e hequra (rreth një e katërta e totalit), ishin nga njerëz pa përkatësi politike, thjesht duke shprehur mendimet e tyre ose mbështetjen për një kandidat.
Midis tyre, për shembull, disa postime në Facebook nga Cristi Danileț, një gjyqtar dhe aktivist qytetar, i cili ndiqet gjerësisht në mediat sociale.
Një zëdhënës i Komisionit u përgjigj se “të njëjtat rregulla, si për normat televizive dhe gazetat, tani zbatohen për platformat digjitale”.
Së fundmi, ka një problem teknik në lidhje me platformat. Në “Meta” (Facebook dhe Instagram) ose YouTube është më e lehtë të kontrollosh nëse një përmbajtje është sponsorizuar.
Të tjerët, si TikTok kanë mekanizma më të errët dhe është e paqartë se si funksionojnë sistemet e tyre të moderimit të përmbajtjes (në rastin e “X”, ato në fakt janë çmontuar).
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.