Lajme

Rregullat e reja për Covid, Italia shtyn mbylljen e kufijve deri më 31 janar për Shqipërinë

Kushdo që nuk është i vaksinuar dhe vjen në Itali nga një shtet evropian, do të duhet të kalojë pesë ditë karantinë. Kushdo që është i vaksinuar do të duhet të bëjë tampon. Mjafton një test i shpejtë dhe nëse rezulton negativ mund të qarkulloni lirshëm. Për shtetet joevropiane, karantina mbetet për dhjetë ditë.

Kjo është përmbajtja e urdhëresës së nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza në marrëveshje me ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio, e cila hyn në fuqi më 15 dhjetor dhe është e vlefshme deri më 31 janar.

Po ashtu, shtyhen deri më 31 janar 2022 edhe masat në fuqi ndaj vendeve ekstra komunitare, mes të cilave është dhe Shqipëria.

Më 25 tetor Italia vendosi që hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri, do të lejohej vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.

Shqipëria doli nga lista e vendeve D, të ministries, duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E. Vendimi hyri në fuqi më 26 tetor dhe ishte parashikuar të zgjaste deri më 15 dhjetor 2021.

“Po jetojmë në një moment vendimtar në historinë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Këto nuk janë orë të lehta, për sot është mbledhur një CDM ku ndoshta do të ketë zgjedhje të mëtejshme edhe në lidhje me emergjencën ende në vazhdim në këtë vend”, shpjegoi Speranza para mbledhjes së qeverisë.

Pasi ka rënë dakord për rregullat e reja me partnerët e Unionit dhe të informojë komisionin e BE-së, Speranza do të nënshkruajë urdhrin.

Masa u vendos pas rritjes së rasteve të shkaktuara nga varianti ‘Omicron’ dhe rrezikut që edhe në Itali mund të përhapet më shumë se sa po ndodh tashmë.

Prandaj, u vendos një "filtër" i mëtejshëm në përpjekje për të ndaluar ardhjen e atyre që nuk kanë mbulim vaksinimi dhe tashmë janë subjekt i bllokimeve ose kufizimeve në disa nga vendet e origjinës, pikërisht për shkak të vendosjes së tyre për të mos imunizuar veten.

Vazhdon ndalimi, i parashikuar tashmë, i hyrjes në Itali për ata persona që në 14 ditët e fundit ka qenë në 8 vende afrikane: Malavi, Afrika e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibi dhe Esëatini.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë