Njerez

Rrëfimi/ Përdoruesi i drogës tenton të vrasë veten se…

vetvrasje, droge, krim, lajme njeri,gazeta si

Një përdorues droge , që I kishte premtuar familjes se do bënte të pamundurën të shpëtonte nga varësia, tentoi të vrasë veten menjëherë sapo ai u kthye përsëri tek droga.  A.H , 36 vjeç,  kur doli nga gjendja kritike për jetën, tregoi se çfarë e kishte shtyrë t’i jepte fund jetës. “ Jam I martuar, kam një familje të mrekullueshme, fëmijë model dhe grua model. Para ca kohësh ju dhashë fjalën që nuk do përdorja heroinë. Kam tre vjet që e kam lënë, por së fundmi jam kthyer sërisht dhe përdor hashash. Me vriste ndërgjegjja” deklaron në polici I riu.

36 vjeçari sipas raport ngjarjes së mbajtur nga policia  u gjet pa ndjenja në automjetin e tij që e kishte parkuar brenda rregullave në kryeqytet tha një burimi gazetës Si. “Djali ynë ka qenë përdorues droge. Prej dy vitesh e shkëputëm nga droga, kemi luftuar shumë dhe kemi bërë gjithçka. Ai nisi jetën nga fillimi, po trajtohej me metadon “-rrëfen I ati I cili ka treguar se ndërkohë I biri kishte nisur një jetë të re dhe larg drogës.

Por…

Kur A.H. doli nga gjendja shumë e vështirë rrëfeu aktin ekstrem që ndërmori për të cilin shfaqi pendesë

“Nga sedra, e bëra nga sedra. Më dukej sikur dështova, sikur do t’i zhgënjeja prindërit, përpjekjet e tyre për të më larguar nga droga”-I tha ai agjentëve të policisë

Agjenti e pyet 36 vjecarin se ku e kishte gjetur helmin?

“Shkova në një dyqan. Ju thashë dua bar miu të zhduk ca minj. Çfarë gabimi që bëra, jam penduar dhe do më brejë ky gabim”

I ati , shpjegon se si I biri  filloi sillej ndryshe. “Ai kishte një javë që kthehej vonë në shtëpi dhe  unë e dalloja që kishte diçka, që e shqetësonte. Po prisja të ulej e të na hapej. Ne si prindër shkrimë çdo pasuri që kishim që ta shkëpusnim nga droga. Ai ishte I zënë me punë dhe ishim të bindur që puna po e ndihmonte”- tregon I ati I cili I kërkoi policisë  që të zbulonte  se cilët ishin personat që I kanë ofruar të birit hashash duke e tunduar që më pas ai t’i kthehej edhe heroinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë