Futboll

Rrëfehet Mavraj: Shqiptarët u inatosën me mua, gati të jepja dhe pasaportën

Mavraj ka lindur në Assia, në qendër të Gjermanisë lindore, ose më saktë në Hanau, një qytet që është vendlindja e vëllezërve Grimm. Karrierën e ka nisur me skuadrën e të rinjve të Darmstadt, që militonte në Regional Liga, kategoria e tretë Gjermane. Me Shqipërinë do të arrinte kulmin e karrierës pasi arriti në Evropianin e Francës, por ky lojtar do t’i bashkohej vonë kuqezinjve. Në shtator 2006, Mërgimi nisi procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare së bashku me Besart Berishën.

Në atë kohë trajner ishte gjermani Hans-Peter Briegel. Pak muaj më vonë, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, kroati Oto Bariç e thërret për një seancë zbori dhe më pas dërgon te kombëtarja U-21. Mërgimi e refuzoi (u zhgënjye nga ky trajtim). Në shkurt 2007 thirret nga trajneri i U-21 të Gjermanisë, Dieter Eilts. Debuton 23 minuta në vend të Torben Joneleit, në një ndeshje miqësore kundër Italisë. Me fanellën e Gjermanisë luajti edhe një herë tjetër, dy vjet më vonë, në vitin 2009, kundër Bjellorusisë, për 90 minuta të tëra. Josip Kuzhe do ta kërkonte sërish te Shqipëria, por sërish do të refuzonte. Mavraj u rikthye te Gjermania pas 2 vitesh për të luajtur si titullar te U-21, ndërsa iu premtua edhe se mund të shkonte në skuadrën e parë pas Botërorit 2010.

Në një rrëfim të sinqertë për medien gjermane “Nordbayern”, ka treguar gjithë të kaluarën: “Shqiptarët janë zemëruar me mua se vendosa të luaja për Gjermaninë. Isha gati të jepja edhe pasaportën shqiptare te autoritet gjermane, por ata nuk donin ta pranonin. Pra, a është falur gjithçka? Po, nëse performanca është e mirë, gjithçka tjetër harrohet.  Nëse luan mirë, njerëzit do t’ju tregojnë dashurinë. Ata as që do ta vërejnë se është një dashuri e kushtëzuar. Megjithëse për mua personalisht është e trishtueshme, por kjo është një situatë fitore-fitore, asgjë më shumë”, ka thënë Mavraj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë