Moti

Rrebeshe shiu në të gjithë vendin. Ulen temperaturat

Nga Gazeta 'Si' - Kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 2°C deri në 18°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë