Moti

Rrebeshe shiu në të gjithë territorin. Problematike stuhitë e erës në brigjet detare

Nga Gazeta ‘Si’-Kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenerojë reshje shiu në të gjithë vendin ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.

Më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend. Ndërsa do të mbetet problematik parametri i erës jo vetëm në brigjet detare por edhe në sipërfaqen e tokës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme pritet në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 5°C deri në 21°C. Era do fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë