Lajme

Rrahu nusen e djalit, arrestohet vjehrra 48-vjeçare në Korçë

Një 48-vjeçare, e identifikuar si Shegë Bezolli, banuese në Kamenicë të Korçës ka rënë në prangat e policisë, pasi për motive të dobëta ka rrahur nusen e djalit.

Gjatë sherrit mes vjehrrës dhe nuses 23-vjeçare me iniciale, F. B., është dëmtuar edhe dera e një dhome të banesës.

“Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenicë, kjo shtetase për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F. B, 23 vjeç, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë