Futboll

Rrahmani kalon vizitat mjekësore, lë takim për në qershor me Napolin

Amir Rrahmani ishte sot i pranishëm në klinikën “Villa Stuart”, ku ka kryer vizitat mjekësore për t’u certifikuar si lojtar i Napolit për sezonin e ardhshëm. Ai shoqërohej nga menaxheri i tij, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare Adrian Aliaj, dhe drejtusit e Napolit. Një tjetër goditje në merkato për skuadrën e Gatuzos, pas Deme të ardhur nga Lajpcigu dhe Lobotka i ardhur nga Selta Vigo.

Drejtori sportiv i Napolit, Xhuntoli, ka mbyllur marrëveshjen me klubin e Veronës për mbrojtësin kosovar. Futbollisti 25-vjeçar ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Serinë A dhe Napoli nuk humbi kohë për ta bërë të vetin. Rrahmani do të firmosë me Napolin një kontratë 5-vjeçare për 1.8 milionë euro në sezon.

Amir Rrahmani dhe Adrian Aliaj. Gazeta Si, 17 janar 2020

Nga ky transferim, Verona do të përfitojë 14 milionë euro. Mbrojtësi kosovar do të luajë për Veronën deri në fund të sezonit aktual dhe në qershor do të bashkohet me ekipin e tij të ri. Një hap i madh përpara në karrierën e Amir Rrahmanit, i cili ka ndjekur aksin Kosovë-Shqipëri-Kroaci-Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë