Motosport

Rosberg bekon kampionët e së ardhmes: Rasëll, Norris dhe Leklerk! Injoron Piastrin

Gazeta Si – Kampioni i botës në Formula 1 në 2016-ën ngre në qiell kampion aktual Maks Vershtapen, pastaj veçon një treshe pilotësh që mund t’i marrin vendin.

“Për një gjë nuk ka dyshime: arritja e Vershtapen përfaqëson historikisht paraqitjen më të mirë sezonale të të gjitha kohërave. Maks është një fenomen. Ka treguar superioritetin e një piloti që mund të jenë mes 5 më të mirëve të çdo kohe, jo atë të një skuadre. Mjafton të mendosh për ndryshimin me Serxho Perez. Shpresoj që kundërshtarët e tij ta sfidojnë.

Pres që Ljuis Hemilton dhe Xhorxh Rasëll të jenë kandidatët e parë për ta zbritur nga froni, nëse Mercedesi konfirmon progresin e fundit. Mes kampionëve të mundshëm të botës në të ardhmen, përveç Xhorxh Rasëll, shoh edhe Lando Norris dhe Sharl Leklerk", - ka thënë Rosberg.

Në një intervistë të gjatë, Niko Rosberg ka ‘bekuar’ dy pilotët e skuadrës, me të cilën ai u shpall kampion bote, MekLaren, si dhe francezin e Ferrarit. Ata, sipas tij, mund ta rivalizojnë Vershtapenin në Botërorin 2024.

Dhe nëse parashikimi i ish-kampionit të botës në favor të Mercedesit nuk është diçka e veçantë, të bën përshtypje që gjermani me origjinë finlandeze nuk përmend emrin e Oskar Piastrit, surprizës së 2023-shit.

Niko Rosberg

Rosberg duket se është fokusuar kryesisht te Botërori që fillon fundjavën e parë të marsit në Bahrejn, por harresa e tij godet. Godet pilotin e ri australian, por kanë kaluar në plan të dytë edhe pilotë që kanë një karrierë të mirë mbi shpatulla, si Fernando Alonso apo Serxho Perez. Përveç Piastrit, Niko Rosberg snobon edhe Karlos Sainz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë