I cilësuar si transferimi i dekadës, Cristiano Ronaldo i shokoi të gjithë kur vendosi të kalonte nga Real Madrid te Juventus. Portugezi ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në futbollin europian dhe falë tij, në Itali është ringjallur shpresa se mund të shkojnë sërish në nivelet e dikurshme. Duke filluar që nga numri i tifozëve në stadium, tek gazetarët në konferencën për shtyp, e deri tek siguria në qytet, Ronaldo ia ka dalë që deri më tani të thyej 7 rekorde, fiks sa është edhe numri që ai mban gjithmonë në fanellë.
- Në ndeshjen e parë të Serie A, për herë të parë që nga viti 2004 stadiumi “Marc’Antonio Bentegodi” ishte i shitur i gjithi. E vetmja pjesë e stadiumit që nuk ishte e mbushur mbeti vetëm ajo e ultrasve të Hellas Verona që kishin kërkuar që në seksionin e tyre të mos kishte tifozë kur nuk luan skuadra e tyre.
- Ronaldo bëri debutimin e tij në Serie A, në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, ashtu siç kishte bërë edhe Diego Maradona në vitin 1984. Të dy, si argjentinasi edhe portugezi nuk kanë shënuar gol në ndeshjen e tyre të parë në këtë stadium.
- Për herë të parë në shkallët e stadiumit të Veronës dhe në sallën e konferencave ishin plot 135 gazetarë të cilët kishin plotësuar akreditimin.
- Hera e vetme që stadiumi “Marc’Antonio Bentegodi” ka pasur më shumë njerëz brenda tij ka qenë viti 2006, kur Papa Benedicti XVI mbajti një meshë.
- Masat e sigurisë ishin shumë të larta. Masat e marra nga policia italiane dhe autoritet e inteligjencës për këtë ndeshje kishin qenë të barasvlershme për një ndeshje derbi, vizitë të Papës ose të mbledhje së samitit të G7.
- Të gjitha rrogat e lojtarëve të Chievo Verona në një vit nuk shkojnë më shumë se 9.5 milionë euo. Sakaq Ronaldo në një sezon paguhet 31 milionë euro në vit.
- Ronaldo zakonisht merr më shumë pëlqime për një foto ose postim që ai bën në rrjetin social, facebook se sa ëshët totali i njerëzve që kanë pëlqyer fazën e Chievo Verona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.