Futboll

Ronaldo kundër rrymës: Super Liga, një ide vërtet interesante

Ideja e Super Ligës është hedhur poshtë nga mazhoranca e klubeve, por në mbështetje të themeluesve të saj, Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës, ka ardhur së fundi mbështetja e Ronaldo Fenomenit:

"Nuk është ide e keqe, është një ide e mirë, interesante. Tifozët duan të shohin ndeshjet më të rëndësishme, të apasionuarit e futbollit duan ta shohin Realin të luajë ndaj Milanit, Interit, Mançester Sitit, PSG-së etj. Duam t’i shijojmë këto ndeshje pa na u dashur të presim një çerekfinale, apo një gjysmëfinale Championsi" – ka thënë braziliani.

Sipas Fenomenit, mes të tjerash, për Interin dhe Milanin ka qenë një problem komunikimi në themel të revoltës së botës së futbollit. "Kemi parë protesta në Angli, ndoshta ngaqë ideja nuk është shpjeguar mirë, ose është perceptuar në mënyrën e gabuar”, - ka shtuar më tej presidenti i Valadolidit për “The Athletic”. – Mendoj se është një projekt që ka potencial dhe që në të ardhmen do të ketë të reja për klubet dhe tifozët. Duhet ta përmirësojmë produktin tonë”.

Reali, Barcelona dhe Juventusi vazhdojnë të besojnë se Super Liga do të bëhet, ndoshta me ndonjë modifikim të projektit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë