Kristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të famshëm në planet dhe përfitimet e tij janë marramendëse edhe jashtë fushës së blertë. Edhe në rrjetet sociale, futbollisti i Juventusit ka një ndikim absolut, por, me sa duket, janë dy persona që ia kalojnë dhe janë dy femra.
Kajli Xhener është mbretëresha e Instagramit. Për çdo postim reklamues në profilin e saj në rrjetin e njohur social, artistja arkëton 1.266 milionë dollarë. Në vend të dytë është këngëtarja Ariana Grande, e cila, edhe pse ka më shumë ndjekës se Kajli Xhener, fiton më pak, konkretisht 996 mijë dollarë. Në vend të tretë është Kristiano Ronaldo, që nga çdo postim fiton 975 mijë dollarë. Përfitimet nga një postim me karakter publicitar, me përfshirjen e produkteve komerciale, edhe pse të fshehur, ndryshon shumë nga sektori në sektor.

Më të paguarit në rrjetet sociale janë artistët dhe sportistët. Mes këtyre të fundit spikat edhe ish-futbollisti anglez, Devid Bekham. Femra më e paguar mes sportistëve në rrjetet sociale është Ronda Rusei, e cila është keçiste. Ajo mban vendin e 15-të dhe ndiqet nga tenistja Serena Uilliams.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.