Njerez

Romë-Fejnord, në Tiranë kamarieret paralajmërohen për italianët: Nëse pinë shumë, zgjasin duart

Një reporter nga la Repubblica në Tiranë, ku zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës Romë-Feyenoord, ka treguar për qëndrimin e kamariereve të kryeqytetit ndaj italianëve.

Në veçanti, duket se kamarieret dhe banakieret janë paralajmëruar për qëndrimet ngacmuese që mund të kenë tifozët euforikë dhe të pirë.

Adana (pseudonim pasi vajza nuk ka dashur të tregojë emrin e saj) studion në Universitetin e Zojës së Këshillit të Mirë dhe punon pasdite kamariere në një lokal në qendër të Tiranës.

Ajo mori në një letër shënim nga pronari i lokalit që përmbante rregullat e sjelljes për shkak të ndeshjes, e cila siç parashikohej, ka sjellë një numër më të madh klientësh se zakonisht.

"Së pari, më kishte shkruar se duhet të paguhem menjëherë, sapo dorëzoj pijen, përndryshe tifozët ikin”, thotë Adana.

Rregulli numër dy, nga ana tjetër, ka të bëjë vetëm me italianët.

“Më tha se duhet të kem kujdes me italianët pasi ata kur pinë, entuziazmohen aq sa fillojnë dhe zgjasin duart. Me ta duhet të kemi shumë kujdes”, ka thënë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë