Ushqim

Romanca e verës: Shalqi dhe djathë

Në ditët e verës, përgjithësisht kemi dëshirë që të rrimë buzë pishinës, apo në bregdet, duke u freskuar. Por, kur kësaj pjesë i shtohet edhe një ushqim shumë i mirë nuk ka kënaqësi më të madhe.
Një ndër ushqimet e preferuara për shqiptarët në verë është “shalqi me djathë”.
Shalqiri njihet si një frutë shumë i mirë i cili mbron arteriet e zemrës dhe lufton një sërë sëmundjesh të tjera. Aminoacidet në shalqi ndihmojnë në prodhimin e oksidit nitrik i cili është një molekulë e cila mundëson që muskujt e vegjël rreth enëve të gjakut te çlodhen dhe të zgjerohen. Kjo çon në reduktim të tensionit të gjakut.

Gjithashtu ndihmon për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës në individët me diabet tip 2. Kombinimi i tij me djathë është gjithashtu shumë i shëndetshëm, pasi yndyra e djathit ndihmon që shalqiri të absorbohet.
Ky ushqim i freskët, është cilësuar nga ekspertët e ushqimit si “romanca e verës” pasi të gjithë njerëzit e preferojnë she përgjithësisht e servirin me mente ose borzilok , ose me pak mjaltë dhe lëng limoni. Shërbyer si një meze të lehtë, ky ushqim vërtetë cilësohet si një nga kënaqësitë më të mëdha të stinës.

Një mënyrë tjetër si të servirni shalqirin me djathë.

Përbërësit:

-4, pjesë të mëdha djathë dhie.

-2, gota qumësht të freskët

-2, gjethe të freskëta menteje për garniturë

-½ gotë lëng limoni të freskët

-1 lugë vaji ulliri

-1 lugë mjaltë

-Pak piper

-Një shalqi

Përgatitja:

Vendosni në një tas të mesëm djathin dhe qumështin dhe përziejini mirë. Gjatë përzierjes shtojini, pak gjethe mente, lëng limoni dhe piper të zi, më pas mbulojeni për të qëndruar i freskët.

Prisni në copa katrorësh shalqirin dhe vendosini në një pjatë. Më pas merrni kremin e djathit dhe vendoseni mbi shalqi.

Në një tas të vogël përzieni bashkë pak lëng limoni, vajin e ullirit dhe mjaltin dhe më pas hidheni mbi kremin e djathit. Në fund shtojini edhe gjethen e mentes për zbukurim dhe e vetmja gjë që i’u mbetet është të shijoni verës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë