Lajme

Romana Vlahutin shpallet qytetare nderi e Vlorës

Në mbyllje të mandatit të saj si Ambasadore e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin është shpallur sot qytetare nderi e Vlorës.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të delegacionit të BE-së, e cila e ka shpërndarë lajmin në “Twitter”, bashkë me foto të ceremonisë së zhvilluar në qytetin e Vlorës.

Çmimi iu dorëzua nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Dritan Leli. Si dhuratë për Vlahutin ai kishte dhe një tablo me perëndimin e diellit në Lungomare.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja është shprehur: “Nuk ka përparim pa sakrifica, por nuk ka as progres pa ëndërruar, kemi të njëjtën histori europiane dhe të ardhme europiane, jam krenare dhe mirënjohëse”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë