Futboll

Roma zbarkon në Tiranë, banderolë speciale për Mourinjon

Gazeta Si - Ka mbërritur në Tiranë edhe Roma, skuadra tjetër finaliste e Ligës së Konferencës. Kumbulla me shokë kanë shkelur në tokën shqiptare.

Vetë klubi italian ka postuar në kanalet zyrtare një video të mbërritjes së skuadrës në aeroportin e kryeqytetit shqiptar. Roma është stërvitur sot paradite në qendrën e saj stërvitore, ndaj dhe ka ardhur në Tiranë më vonë se Fejnordi.

Në kryeqytet ndërkohë ka marrë vëmendje një banderolë e madhe dedikuar trajnerit Zhoze Mourinjo. Në këtë banderolë, ku shfaqet trajneri portugez me një vmotor vespa, shkruhet: “Mirë se erdhe në Romën e vogël”.

Një pritje të veçantë do të ketë në Tiranë për Romën dhe trajneri e njohur. Shumica e shqiptarëve do të bëjnë tifo për ekipin italian, ku luan edhe mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla.

Pasi lojtarët e Romës të vizitojnë terrenin e stadiumit “Air Albania”, trajneri Mourinjo dhe dy lojtarë do të dalin në konferencë shtypi. Dhoma e Romës në këtë stadium është bërë gati tashmë.

Dhoma e zhveshjes së Romës në Air Albania. Gazeta Si, 24 maj 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë