Futboll

Fotot/ Fejnord nuk humbet kohë, fillon stërvitjen në ‘Air Albania’

Arne Slot, trajneri i Fejnordit, ka zbritur në fushë bashkë me skuadrën e tij për të zhvilluar seancën e fundit para finales me Romën. Trajneri holandez ka dhënë udhëzimet e fundit para kësaj sfide.

Më herët ai i ka thurur elozhe Murinjos në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes finale të Ligës së Konferencës në “Air Albania”.

Por Slot tha ndër të tjera se nuk do të befasohej nga skuadra që ka përballë.

Megjithatë kjo modesti nuk e ka penguar trajnerin holandez që të zbresë në fushë për t'u stërvitur kur mbeten edhe 24 orë nga finalja e madhe që do të luhet në ‘Air Albania’.

“Kemi parë shumë ndeshje të Romës. Sigurisht trajneri mund të bëjë ndryshime të vogla, por do të çuditesha shumë nëse do të përballeshim me diçka që do të na befasonte plotësisht.

Murinjo ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Përtej Murinjos, mund të thuash shumë pak emra trajnerësh të cilët kanë lënë firmën e tyre në një skuadër dhe e kanë kombinuar këtë me fitoren e trofeve. Kjo është diçka jashtëzakonisht e këndshme...”, është shprehur ndër të tjera ai.

Ndërkohë tifozët e Fejnord kanë filluar festën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë