Media Galeri

Roma mbërrin në Tiranë për miqësoren me Partizanin

Gazeta Si - Skuadra e Romës, që sot në mbrëmje do të luajë një miqësore me Partizanin në stadiumin ‘Air Albania’, ka mbërritur në Tiranë në mesditë.

Trajneri Mourinjo, stafi i tij dhe lojtarët u pritën në aeroportin "Nënë Tereza" nga përfaqësues të klubit të Partizanit dhe më pas i janë drejtuar hotel ‘Mak Albania’. Skuadra italiane do të qëndrojë aty deri pak orë para ndeshjes me kampionët e Shqipërisë.

Miqësorja Partizani-Roma do të luhet në orën 20:00. Pas saj Mourinjo dhe të tijtë pritet që të fluturojnë drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë