Nuk ka fitues në “San Siro”, në sfidën Inter-Roma, që ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Interi humb një shans për të bërë shkëputjen në krye të klasifikimit dhe pas këtij barazimi ngjitet në kuotën e 38 pikëve, 2 pikë para Juventusit rival, që ndeshjen e javës së 15-të të Serisë A e luan sot ndaj Lacios.
Ishte një ndeshje pa shumë emocione, ku Interi pati më shumë raste, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës. Lukaku dhe Brozoviç nuk mundën të shfrytëzonin gabimet e mbrojtjes së Romës. Skuadra e Fonsekës e nisi ndeshjen pas sulmuesin Edin Xheko, i cili hyri në fushë në minutat e fundit.
Juventusi luan sot në fushën e Lacios, një prej skuadrave më në formë të Serisë A. Një sfidë e vështirë për Strakoshën, i cili duhet të ndalë sulmin “atomik” të bardhezinjve. Skuasdra e trajnerit Sarri vjen nga barazimi me Sasuolon dhe duhet të reagojë, por nuk do ta ketë të lehtë, edhe pse Lacio do të jetë pa sulmuesin kryesor, Imobile.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.