Lajme

Roja ra nga pallati dhe vdiq, arrestohen administratori dhe inxhinieri i firmës në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të një pallati, ku mbrëmjen e kaluar humbi jetën roja 62-vjeçar, teksa ra aksidentalisht nga kati i dytë.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Siç njofton policia, këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë