Tianqi Sun, CEO i firmës robotike Vincross, ka krijuar një version të lezetshëm të robotit të tij, të cilit mund t'ia besoni lulet.
Ky robot mund të kujdeset për lulet tuaja kur ju jeni shumë të zënë me punë ose jeni larg shtëpisë. I krijuar nga një firmë kineze ky robot me gjashtë këmbë që ngjanë si gaforre është unik për faktin se jo vetëm që mban lulet në vazo por edhe kujdeset për ekzistencën e saj.
Roboti lëviz në drejtim të diellit kur bima ka nevojë dhe kthehet në hije kur bima ka marrë mjaftueshëm nga rrezet e diellit.
Ky robot gjithashtu mund të luajë me ty nëse e prek atë në pjesën e guaskës dhe gjithashtu bën një kërcim të tijin në momentin që ka nevojë për ujë, duke e shndërruar atë në një formë lajmërimi.
Firma prodhuese nuk e ka bërë ende të qartë se në çfarë mënyre arrin të monitorojë mjedisin përreth, por me siguri, kjo ka të bëjë me integrimin e disa dritave dhe sensorëve për të detektuar gjithçka përreth.
Nëse keni lule në shtëpi dhe nuk keni mundësi të kujdeseni për ato në pjesën me të madhe të kohës, ky robot duket se është zgjidhje perfekte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.