Lajme

“Roboti im më bën të ndihem sikur nuk jam harruar”

Në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 9 milionë njerëz thonë se shpesh ndihen të vetmuar. Por mjete të reja janë krijuar dhe po krijohen në çdo kohë, për t’ju ardhur në ndihmë personave që janë të izoluar për arsye të ndryshme.

Shpikja më e fundit është roboti AV1.

Robotë të lidhur me internet që mund të transmetojnë audio dhe video që gjithnjë e më shumë ndihmojnë fëmijët e sëmurë në shtëpi dhe të moshuarit të mbajnë kontakte me mësuesit, familjen dhe miqtë, duke luftuar kështu izolimin dhe vetminë.

Zoe Johnson, 16 vjeç, nuk ka qenë në shkollë që kur ishte 12 vjeçe. Në vitin 2014 ajo u prek nga një sëmundje e njohur si encefalomelitis mialgjike ME, ose ndryshe sindroma e lodhjes kronike, një sëmundje që ndikon në sistemin nervor imunitar. Zoe u shkëput për një kohë të gjatë nga shkolla e saj, por ishte në gjendje të vazhdonte studimet më ndihmën e një tutori online.

“Ndonëse gjatë viteve, miqësia e saj në botën reale u zhduk për shkak se ajo nuk ishte në gjendje të takonte askënd, ajo ka marrë mësimet e rregullta njëllojë si të ishte prezente në klasë, duke përdorur një robot telepresence të quajtur AV1” thotë nëna e vajzës Rachel Johnson.

A e luftojnë robotët vetminë?

Roboti i vogël dhe i bukur, i krijuar nga Oslo-based start-up No Isolation, vendoset në klasë dhe transmeton video dhe audio në  robotin e Zoe e cila ndodhet në shtëpi. Ajo mund të flasë përmes robotit dhe të marrë pjesë në mësime. Kur ajo dëshiron të bëjë një pyetje, koka i robotit fillon të pulsojë dhe të fiket për të paralajmëruar mësuesin. Dhe kur ajo është shumë e lodhur ose e sëmurë për të marrë pjesë, ajo mund ta kthejë kokën blu të AV1 si një sinjal. "Kjo e bën jetën time shumë më emocionuese dhe më bën të ndihem sikur nuk jam harruar", thotë Zoe. Me ndihmën e robotit ajo ishte në gjendje të merrte pesë provime GCSE këtë vit.

“Ne jemi të lumtur sepse vajza jonë nuk ka ngelur mbrapa në mësime, edhe pse nuk ishte në gjendje të merrte pjesë fizikisht në shkollë” thotë mamaja e vajzës. Zoe ka nisur studimet  për histori, ndërsa roboti është miku i saj që e ndihmon në gjithçka.

Karen Dolva, bashkëthemeluese norvegjez e No Isolation, AV1 është robot i teleprezencës që vepron si sytë, veshët dhe zëri i fëmijës në klasë. Mungesa e lidhjeve shoqërore ka një ndikim serioz në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Anasjelltas, duke ndihmuar njerëzit nga vetmia ka një ndikim pozitiv në mirëqenien e tyre, dhe në çdo aspekt të shëndetit personal, nga koka në zemër.  Kjo ishte arsyeja që çoi krijuesit në shpikjen e këtij mjeti që të përshtatura për komunikim për t'i dhënë fund vetmisë.

Karen Dolva dhe dy miqtë e saj që shpikën këtë pajisje thotë ,se folën me disa fëmijë të cilët ishin të izoluar për shkak të sëmundjes së tyre.  Gjatë bisedës me fëmijët, Dolva thotë se fëmijët nuk ishin mjaftueshëm të kënaqur më Smartofonat e tyre, dhe aplikacionet e shumta që ofrojnë ata, për këtë arsye në menduam që të krijojmë një robot të tillë, përmes të cilit mund të marrin sinjale të ndryshme ,  të shohin dhe dëgjojnë se çfarë po ndodh në klasë.

 Vlera e një roboti shkon deri në 2200 dollarë, ose kjo pajisje mund të merret edhe me qira , që shkon deri 167 dollarë në muaj.

"Ju nuk mund të ndjeni  mungesën e shumë gjërave  ", thotë Megan Gilmour, një nënë e tre fëmijëve në Canberra, Australi, e cila ka bërë fushatë për futjen e robotëve të tillë në shkolla.

Në vitin 2010, djali i saj Megan, Darcy u diagnostikua me një çrregullim të rrallë të gjakut që kërkon një transplant të palcës së eshtrave. Ai humbi dy vjet shkollë.

Pra, në vitin 2012, ajo filloi një organizatë të quajtur Shkolla e humbur”, me dy nënat e tjera australiane, djemtë e të cilëve kishin sëmundje kritike.

"Nëse i pyesni fëmijët se çfarë mendojnë për robotët, ato thonë se robotët i kanë ndihmuar të luftojnë vetminë dhe të mbajnë në kontakt me miqtë e tyre.

Robotet , një mik i vërtetë

Robotët e teleprezencës ndihmojnë njerëzit të luftojnë izolimin social. Izolimi social dhe vetmia godasin grupet më të prekshme në shoqëri më të vështira. Dy nga grupet më të ekspozuara janë ato mbi moshën 80 vjeç dhe fëmijët dhe të rinjtë me sëmundje afatgjatë. Dor Skuler, shefi ekzekutiv i Intuition Robotics në Tel Aviv, ka zhvilluar një robot i projektuar për të qenë një shok stimulues për njerëzit e moshuar.

“ Permes këtij roboti të moshuarit mund të marrin sugjerime të ndryshme   për të bërë disa aktivitetet në përditshmërinë e tyre” thotë Skuler.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë