Lajme

Robotët zëvendësojnë edukatoret në kopshtet kineze

Nëse fëmijët janë të mërzitur nga edukatorët e kopshtit, tashmë ata do të kenë mundësinë të njihen me një edukator jo të zakonshëm. Femijët e kopshtit Giggled në Kinë do të mësohen nga robotë. Me pamje të rrumbullakët dhe me ekran në pjesën përpara fytyrës, ata do të jenë edukatorët që do të mësojnë të vegjlit në Kinë. Roboti i gjatë vetëm 60 centimetra me dy këmbë, i monitoruar me dy kamera, janë bërë hit në kopshtet kineze.. ato janë në gjendje të shpjegojnë mësimin , të tregojnë histori të ndryshme përrallash, si dhe të punojnë me metoda specifike  me fëmijët me probleme të ndryshme.

 Gjithashtu  po punohen që robotët të ofrojnë edhe shërbime të tjera, si t;ju çojnë ushqim fëmijëve, si dhe të jenë të shoqërueshëm me të vegjlit. Sa herë që marrin një përgjigje të saktë nga fëmijët , pajisja reagon me kënaqësi, fytyra e saj ndezje e syve të zemrës, kjo për të motivuar fëmijët.

Roboti Keeko është i admirueshëm nga fëmijët , për shkak të pamjes së tij , tha  drejtoresha e kopshtit. "Kur e shohin Keeko me kokën dhe trupin, duket e admirueshme dhe fëmijët  dashurohen pas tij” tha ajo. Robotët Keeko kanë hyrë më shumë se 600 kopshte në të gjithë vendin me krijuesit e tyre po shpresojnë që metoda e mësimdhënies përmes robotëve të përhapet edhe në Kinën e Madhe dhe Azinë Juglindore.  Pekini ka investuar para dhe fuqi punëtore në zhvillimin e inteligjencës artificiale si pjesë e planit të saj "Made in China 2025". Vitin e kaluar u zbulua roboti i parë njeri, i cili ishte në gjendje të bënte biseda të ndryshme si dhe të shprehte mimikë të ndryshme të fytyrës. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotëve, Kina ka stoqet më të mira robotike në botë, me rreth 340,000 njësi në fabrika në të gjithë vendin të angazhuar në prodhim dhe në industrinë e automobilave.

Tregu i robotëve të shërbimit - që përfshin pajisjet që shkojnë nga 1.32 miliardë dollarë vitin e kaluar. Pritet të rritet në 4.9 miliardë dollarë deri në vitin 2022, tha firma kërkimore e tregut Research In China.

Javën e kaluar, Pekini priti Konferencën Botërore të Roboteve, duke shfaqur makina që mund të diagnostikojnë sëmundjet, të luajnë tenis dhe të argëtojnë publikun me aftësitë e tyre muzikore.

Xie Yi profesor në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës thotë se do të jetë kohë e gjatë deri sa robotët te zëvendësojnë  plotësisht punën e njeriut në klasë.

"Të mësosh duhet të jesh në gjendje të ndërveprosh, të kesh një kontakt njerëzor, të kontaktit me sy dhe të shprehjeve të fytyrës." Këto janë gjërat që përbëjnë një arsim ", tha Xie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë