Njerez

Rivaliteti mënjanë, tërmeti bashkon tifozët e 3 klubeve big të Stambollit

Gazeta Si – Grupimet ultras të Gallatasarajit, Beshiktashit dhe Fenerbahçes kanë harruar rivalitetin sportiv dhe janë bashkuar pas tërmetit të fortë që goditi vendin. E kishin bërë këtë gjë edhe 10 vjet më parë…

Të bashkuar. Tifozët ultras të tre klubeve më të mëdha të Turqisë kanë lënë mënjanë përplasjet sportive pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, duke shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve. Humbi jetën edhe Ejup Turkaslan, portieri i Malatiasporit, ndërsa Kristian Atsu, ish-lojtar i Çelsit, u gjet i gjallë nën rrënoja.

Nga nje derbi i Stambollit, ku ultrasit dhurojne skpektakel ne tribuna. Gazeta Si, 8 shkurt 2023

Tifozët ultras të tre klubeve kanë postuar një foto së bashku, një simbol i unitetit pas asaj që ndodhi në vend ditët e fundit. Ata po ndihmojnë në ndarjen e ndihmave për ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti.

Tifozët turq kanë bërë të njëjtën gjë edhe në 2013-ën, kur protestohej ndaj qeverisë Erdogan nga 28 maji deri më 30 gusht në Stamboll, në shehin Taksim.

Në atë kohë, grupimet ultras të ‘Carsi’ (tifozët e Beshiktashit), ‘Ultra Aslan’ (tifozët e Gallatasarajit) dhe ‘Sol Acik’ (tifozët e Fenerbahçes), u bashkuan kundër presidentit aktual turk. Këtë herë situata është tjetër, tifozët janë bashkuar mes dhimbjes për jetët e humbura nga tërmeti i pamëshirshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë