Muzike

Rita Ora, e ftuar speciale në Eurovision

Yjet ukrainas dhe britanikë, si dhe një mori legjendash të konkursit të këngës në Eurovizion, do të performojnë në dy shfaqjet e drejtpërdrejta gjysmëfinale në Liverpool.

Me vetëm pak javë të mbetura derisa qyteti të mirëpresë botën për Konkursin e Këngës në Eurovizion 2023, BBC ka kuruar një përzgjedhje të shkëlqyer të performancave muzikore për gjysmëfinalet, për të ofruar argëtim për të gjithë audiencën – qoftë i ri në Eurovizion, apo një fans prej kohësh.

Për të shënuar fillimin e Eurovision Song Contest, do të hapet gjysmëfinalja e parë me prezantuesen Julia Sanina që do të performojë një pjesë të “Маяк” nga grupi i saj “The Hardkiss”. Duke u përkthyer nga ukrainishtja për “Lighthouse”, kjo performancë – duke qenë pjesë e një akti hapjeje tepër të fuqishme – do të simbolizojë në shumë mënyra se si Mbretëria e Bashkuar është “United by Music” me Ukrainën, përmes pritjes së Konkursit 2023 në emër të fituesve të 2022.

Por si duket, surpriza e këtij edicioni do të jetë artistja Rita Ora. Transmetuar të martën më 9 maj, në intervalin e gjysmëfinales së parë, superylli botëror, Rita Ora, do të dhurojë përzierje të mahnitshme të disa prej hiteve të saj më të mëdha.

Duke mbajtur rekordin për më shumë këngë në Top 10 në Listat Zyrtare nga një artiste femër britanike dhe pasi ka grumbulluar 10 miliardë transmetime, Rita do të performojë gjithashtu ekskluzivitetin botëror të këngës së saj të re, “Praising You”, para miliona njerëzve që do të shikojnë anembanë globit.

Këngëtarja ukrainase Alyosha – e cila përfaqësoi Ukrainën në Eurovision 2010 – do të performojë së bashku me këngëtaren dhe kantautoren shumë të mirënjohur të Liverpool-it, Rebecca Ferguson. Ashtu si shumë gra ukrainase në vitin 2022, Alyosha u detyrua të linte vendin e saj dhe të dashurit e saj për të kërkuar strehim; Alyosha do të ndajë udhëtimin e saj personal përmes këngës “Ordinary World” të muzikantit britanik Duran Duran.

Alyosha dhe Rebecca do të tregojnë një histori shprese, guximi dhe mbështetjeje për popullin e Ukrainës nga e gjithë bota.

Gjysmëfinalja 2

Music Unites Generations” eksploron lidhjen midis brezave të ukrainasve dhe muzikës që ata duan. Mariya Yaremchuk, e cila përfaqësoi Ukrainën në Eurovision 2014, reperi OTOY, përfaqësuesja 14-vjeçare ukrainase e Junior Eurovision Zlata Dziunka do të tregojnë se për brezat e ukrainasve, muzika është drita që mposht errësirën.

Gjithashtu një performancë e quajtur “Be Who You Wanna Be” manifeston se si Eurovizioni është një vend për të gjithë - pavarësisht se kush jeni.

 “Nuk do të ketë asnjë moment për të humbur gjatë këtyre gjysmëfinaleve shumë argëtuese dhe shumë të tensionuara. Fat i mirë për të gjitha vendet e përfshira teksa ata garojnë për një vend në atë që do të jetë një finale e madhe e paharrueshme”, thotë Kate Phillips nga BBC.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë