Futboll

Risitë e formatit të Championsit 2024, nuk ka më zbritje skuadrash në kupat inferiore

Gazeta Si – UEFA ka ndryshuar formatin e Ligës së Kampionëve, duke nisur nga sezoni 2024/25. Janë disa risi, jo vetëm numri i skuadrave pjesëmarrëse, që kalon nga 32 në 36. Kalendari i ndeshjeve do të jetë ndryshe, por edhe procesi i kualifikimit. Me këtë format, në Serinë A edhe vendi i 5-të mund të vlejë pjesëmarrjen në Champions.

Në fazën finale do të marrin pjesë 36 skuadra. Katër vendet që shtohen nga ato aktuale do të përcaktohen në këtë mënyrë: një më shumë për federatën e 5-të më të mirë në renditjen e UEFA-s, një për fituesin e kampionatit mes vendeve që nuk janë në ‘top’ në randitje dhe dy për federatat që kanë pasur rezultatin më të mirë sezonin paraardhës.

Foto ilustruese. Trofeu i Championsit. Gazeta Si, 11 korrik 2023

Dy federatat do të kenë një vend secila, që përcaktohet në bazë të klasifikimit të kampionatit dhe për këtë arsye vendi i 5-të në Serinë A mund të vlejë për Championsin, nëse në të njëjtin sezon, si në 2022/23, skuadrat italiane arrijnë rezultate të mira në kupa.

Do të jenë 36 skuadra, por jo të ndara në grupe. Do të ketë vetëm një grup, - siç ndodh prej disa vitesh në Euroligë, - i konceptuar si një kampionat.

Është e pamundur të llogaritësh 35 javë Championsi, kështu që jo të gjitha skuadrat do të ndeshen mes tyre, por secila do përballet me të njëjtin numër kundërshtarësh, të ndarë në fasha dhe të shortuar. Rritet edhe numri i ndeshjeve, që kalon nga 6 në 8, 4 në shtëpi dhe 4 në transfertë.

UEFA ka konfirmuar se nuk ka ndeshje në fundjavë deri te finalja, duke respektuar kështu kalendarët e kampionateve kombëtare. Ndeshjet do luhen në mesjavë, Championsi nis në mes të shtatorit dhe përfundon në mes të janarit, kur luhen dy javët e fundit.

Një risi që u takon Ligës së Eurpës dhe Ligës së Konferencës është "java ekskluzive", kur luhen ndeshjet e kompeticioni të vetëm të shpërndara të martën, të mërkurën dhe të enjten, në orën 18:45 dhe 21:00.

Tetë skuadrat e kualifikuara kalojnë direkt në 1/8-at e finaleve, skuadrat nga vendi i 9-të tek i 24-ti, luajnë ndeshje shtesë vajtje-ardhje për të plotësuar 1/8-at. Skuadrat nga vendi i 25-të e më poshtë eliminohen dhe nuk mund të marrin pjesë as në kupat inferiore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë