Futboll

Risi në Champions/ Çmim për “Lojtarin e Ndeshjes”, ja kush voton!

Një risi në Champions League, duke nisur nga faza çerekfinale e kompeticionit më të rëndësishëm europian të klubeve. UEFA ka vendosur që të fusë çmimin e “Lojtarit të ndeshjes”, që do t’i jepet lojtarit më të mirë të çdo 90-minutëshi.

Zgjedhjen do ta bëjnë vëzhguesit teknikë të këtij kompeticioni në bazë të disa kritereve, siç janë pjesëmarrja në momentet vendimtare të ndeshjes, pjekuria taktike, kreativiteti, frymëzimi në lojë, gjestet teknike dhe “fair-play”.

Bejl me trofeun e Championsit. Gazeta Si, 18 shkurt 2020

Vëzhguesit teknikë të UEFA-s janë ish-futbollistë me një eksperiencë të gjatë në nivelin më të lartë futbollistik europian. Ata janë irlandezi Pat Boner (ish-portier), rumuni Kosmin Kontra (ish-mbrojtës i djathtë), spanjolli Aitor Karanka (ish-mbrojtës), Roberto Martinez (trajneri i Belgjikës), irlandezi Robi Kin (ish-sulmues), spanjolli Gines Melendez (trajenr moshash), anglezi Fill Nevill (ish-mbrojtës), austriaku Uilli Rutensteiner (drejtori sportiv i kombëtares së Izraelit), si dhe anglezi Gareth Southgejt (trajneri i Anglisë).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë