Kombetarja

Rishtari Gjasula: S’e kam pritur se një ditë do të luaj me Kombëtaren

29 vjeç dhe debutues me Kombëtaren e Shqipërisë. Historia deri diku e pabesueshme është ajo e Klaus Gjasulës, që në një moshë disi të "shtyrë" dhe pasi ka luajtur shumicën e kohës për ekipe gjysmë-amatore, në këto dy vitet e fundit duket si i ka ndritur ylli. Tiranasi i lindur dhe rritur në Gjermani u thirr për herë të parë nga trajneri Edi Reja për dy ndeshjet e radhës eliminatore të kampionatit europian, pasi prej fillimit të këtij sezoni luan në elitën gjermane të futbollit, Bundesligë. Në daljen e tij të parë para medieve, Gjasula u shpreh mjaft i lumtur për këtë mundësi që iu dha.

LEXO EDHE:
Grezda jashtë ndaj Francës dhe Islandës, një ftesë për Klaus Gjasulën

Tha se nuk e kishte pritur se do të vinte kjo ditë dhe shtoi se do të presë vendimin e trajnerit Edi Reja nëse ai do të zgjedhë ta hedhë në fushë në dy ndeshjet e shtatorit.

“Jam shumë mirë dhe është kënaqësi që jam këtu. E kam pritur gjatë këtë ditë dhe të jap maksimumin për të ndihmuar. Do të ishte e madhe nëse luaj por vendos trajneri. Vitet e fundit nuk e prisja që do të vinte kjo ditë, por dy vitet e fundit më ka ecur shumë mirë në Gjermani dhe kur kur luan në Bundesligë është më mirë."

Nisur nga eksperienca e vëllait, Jurgen Gjasula, Klausi u shpreh se këto ditë ka marrë këshilla, por edhe grupi e ka ndihmuar të adoptohet. “Flas më vëllain për shumë gjëra dhe ka qenë këtu dhe e di si ecin punët. Më ka thënë disa gjëra. Besoj se do të integrohem shpejt. U pritëm mirë pasi janë lojtarët e hapur, të flasin dhe të mbajnë në anë.”

Në fund të fjalës së tij, Gjasula vlerësoi konkurrencën në ekip, duke thënë se ai i jep vlera edhe më shumë ekipit. “Konkurrenca duhet në çdo ekip që të ecësh para. Ai që e ka merituar më shumë dhe që e sheh trajneri, ai do të luajë”, tha Gjasula.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë