Fjala Covid-19 është ndoshta më e përdorura dhe e frikshmja e vitit 2020, por murtaja ka qenë ndër shekuj makthi i njerëzimit.
Edhe pse pothuajse e zhdukur gjatë shekullit të XX, ajo ekziston gjithsesi, madje është raportuar gjatë dekadave të fundit edhe në Shtetet e Bashkuara, në Kili ose në disa vende afrikane, por prej disa kohësh ka filluar të shfaqet gjithmonë më shpesh në disa zona të Azisë.
Pak ditë më parë autoritetet e rajonit kinez të Mongolisë, në kufi me shtetin që mban të njëjtin emër, kanë izoluar një fshat të tërë pas vdekjes të një personi pikërisht nga sëmundja vdekjeprurëse.
Testimet e deritanishme në fshatin e quajtur Suji Xincun kanë dhënë përgjigje negative, por autoritetet vijojnë të hetojnë, nga momenti që zona ka një historik të afërt me sëmundjen.
Muajin e kaluar në të njëjtën zonë disa lokalitete turistike ishin mbyllur pas konfirmimit të një rasti tjetër, dhe perimetri i një zone të tërë ishte rrethuar, ndërkohë që në nëntorin e kaluar u regjistruan disa raste të tjera të shkaktuara nga ngrënia e disa brejtësve, siç është rasti i lepujve të egër, që ishin konsumuar pa u pjekur mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.