Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar sot se Ushtria greke nuk i njeh kufijtë e Shqipërisë.
Gjatë një interviste për radion News 24/7 në Greqi, ish-kryediplomati Nikos Kocias tha se “Ushtria refuzon të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri”.
“Le të mos jemi të çorientuar. Ushtria refuzon të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri. Ushtria duhet të bëjë disa veprime për të shprehur njohjen e kufijve.
Ka forca në Greqi që nuk njohin protokollet e Firences dhe Parisit, Marrëveshjen e Helsinkit. Protokolli i Korfuzit parashikoi autonominë e Epirit të veriut”, tha Kotzias, i dorëhequr pak ditë më parë nga posti i ministrit të Jashtëm.
Ish- ministri i Jashtëm i Greqisë grek u pyet edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe vrasjen e Kostandin Kaçifas, ku tha se dy vendet duhet të intensifikojnë marrëdhëniet dypalëshe, duke shtuar se problemi i Greqisë është në lindje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.