Lajme

Rinis testimi për gradën “Komisar”

Pas anulimit të testit të parë për gradën “Komisar”, ditën e sotme do të rizhvillohet testimi.

Bëhet me dije se konkursi do zhvillohet për 4 ditë sipas qarqeve të vendit dhe në garë për këtë gradë janë 470 kandidatë. Ndërkohë kanë ndryshuar rregullat e testimit pas pretendimeve për kopjim nga ana e pjesëmarrësve. Tashmë testimi do të jetë me alternativa dhe jo me zhvillim, ndërsa përgjigjja do të jepet menjëherë.

Kujtojmë që konkursi i datës 7 nëntor për gradën “Komisar”u anulua me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Testimi u shoqërua me akuza për manipulime rezultatesh, kopjime në masë, mitmarrje apo edhe implikim të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë