Lajme

Rindërtohet shërbimi i urgjencës pediatrike

Shërbimi i urgjencës pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë është rindërtuar me standarde bashkëkohore, duke ofruar një standard të ri shërbimi për pacientët.

“Po punojmë çdo ditë për të ndërtuar spitale miqësore me fëmijët. Sot kemi një urgjencë të re pediatrike, me më shumë hapësira dhe mundësi trajtimi në kushte dhe standarde bashkëkohore për pacientët e vegjël”, u shpreh ministrja.

Ministrja lajmëroi gjithashtu se do të fillojnë punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së QSUT-së.

“Jemi ambiciozë për të realizuar një ndërhyrje që do t’i ndryshojë krejtësisht pamje Pediatrisë këtu në QSUT, investimi madhor rreth 8 milion euro në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare me Bankën Botërore, që do të rehabilitojë dhe zgjerojë Pediatrinë. Falë kësaj ndërhyrje, që do të nisë këtë vit, do të kemi një spital pediatrik modern, sipas standardeve europiane”, u shpreh ajo.

Projektet për tjetërsimin e pediatrive do të vijojnë në të gjithë Shqipërinë. Pas Vlorës, Elbasanit së fundi, së shpejti Fierit dhe me fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së Durrësit, zgjerohet harta e spitaleve miqësore me fëmijët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë